Sfida e Arms School Academy

 Home / A.S.A. / Sfida

Shqipëria po përballet me një sfidë të madhe për integrimin e rinisë në tregun e punës. Një vend ku 25% e popullsisë ka një moshë mesatare nga 15 deri 29 vjec, përqindja zyrtare e papunësisë tek të rinjtë është 21.5% e ku 46% e të rinjve punojnë pa pagesë. Papunësia dhe nënpunësimi janë disa prej shkaqeve kryesore që nxisin mikro kriminalitetin. Krijimi i vendeve të punës është shtysa kryesore drejt zhvillimit ekonomik dhe kohezionit social dhe gjetja e një punë që të përmbush është domethënëse për mirëqënien e një të riu.

Të shtyrë nga këta faktorë, Pelikani Security GROUP në bashkëpunim me Beretta, liderin boteror në industrinë e armatimeve, ideuan dhe projektuan akademinë profesionale të qitjes (Arms School Academy). I pari poligon qitje i fjalës së fundit të teknologjisë dhe standarteve europiane. Arms School Academy synon të bëhet pika e referimit e të gjithë të rinjve të apasionuar të kësaj fushe , duke i kthyer në profesionistë të vërtetë, të gatshëm për tu përballur me tregun e punës.

Një sfidë ambicioze që kërkon sadopak të rrisë punësimin dhe përgatitjen profesionale në fushën e sigurisë.

Partnerët

Copyright © 2024 Pelikani Security GROUP