Pelikani Security GROUP tashmë i trasferuar plotësishtë në godinën e re Arms School Academy (ASA) vendos të prezantoj flotën e automjeteve dhe sallën operative.
Në videoklipin demostrativ të flotës nga sheshi "Nene Tereza" deri tek Qëndra e Formimit Profesional A.S.A.(Arms School Academy) janë paraqitur automjetet operative, furgonet e blinduar, motorrët e ndërhyrjes së shpejtë e një seri automjetesh laborator. Do të keni mundesinë të shihni edhe një fragmet nga puna e salles operative Pelikani!
Pelikani Security GROUP në bashkëpunim me kolosët e industrisë së armëve Beretta dhe Fiocchi inaguruan godinën e re. Një investim prej 5 milion euro i cili do ti japi mundesinë të rinjve shqiptar të trajnohen e të punësohen në fushen e sigurisë. Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë, ambasadorë të akredituar në Shqiperi, deputetë, e shumë personazhe te tjerë te politikës, botës së biznesit dhe sigurisë.